Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër!

Pasi kaluan një natë të këndshme me njëri-tjetrin duke marrë mesazhe me plot dashuri nga ‘Big Love’, banorët kanë dalë në oborr teksa kanë nisur përplasjet me njëri-tjetrin.

Egla dhe Juli kanë patur një debat të ashpër bashkë, teksa aktorja iu drejtua Julit se ai është një ndër artistët më të ulët që kanë hyrë në ‘BBV3’.

Dhe pse fillimisht u duk se kjo deklaratë nuk i bëri përshtypje Julit, në fakt nuk ishte ashtu.

Debati ka agravuar në ofendime pafund, teksa Juli ka drejtuar ndaj Eglës fjalë të papërshtatshme, të cilat janë të patolerueshme brenda një formati televiziv.

“Çfarë artisteje je ti? Për çfarë u fute te karriera? Pise femër. Po ti je pise komplet! Ti s’merr vesh. Je domethënë nuk e di! Ke nevojë për atë që të thash, shko urgjent dhe çlirohu. Për një masturbim të shpejtë se të ka hipur në tru. Si mund të shash robt kështu o njeri? Shko, shko çlirohu se e shoh që je e ngarkuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *