“Unë nuk e dija se ekzistonte ndonjëherë Altin Dumani”, Rama: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Nga Gramshi, në takimin elektoral me mbështetësit socialistë, kreu i PS Edi Rama duke përmendur reformën në drejtësi, vlerësoi rezultatet e kësaj reforme që po vendos para ligjit edhe politikanët e veshur me pushtet.

Rama tha se ai vetë nuk e njihte dikur kreun e SPAK, Altin Dumanin, ndonëse ai ishte njeri kurajoz e profesionist. Por vetëm me reformën në drejtësi, Dumani ka “shpatën” e drejtësisë për të vendosur barazi para ligjit.

Edi Rama: E njihni ju Altin Dumanin, unë jo. Ky njeri kurajoz e profesionist a është thirur ndonjëherë. Jo. Sepse Altin Dumani e të tjerë ishin njerëz të çarmatosur, ata që i janë qepur prapa, këneta me kuak kuak kuak që duan të na parakalojnë duke i treguar popullit përralla që nuk i ha njeri, ata jo shumë vite më parë vrisnin ditën për diell.


Kanë vrarë disa herë në kohë të ndryshme derisa vranë nën dritaret e kryeministrisë. E imagjinoni dot që sot të vriteshin protestues, poshtë dritares së kryeministrisë, Altin Dumani të conte letër 3 drejtuesve të policisë dhe unë të përdorja detyrën për ti mbrojtur dhe të dilja në tv e të thoja se prokurorja është lavire, sic i tha bufi i kënetës.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com