Gjatë seancës që zgjati mbi 5 orë për vlerësimin e masave të sigurisë së 14 personave të arrestuar në Shqipëri, me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, i zhvilluar së bashku me Antimafian e Barit, Itali, Gjyakata e Posaçme ka lehtësuar këtë të premte masën e sigurisë për avokatin Armand Tragaj.
Nga arresti me burg, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, kjo për shkak të sëmundjes së familjarëve dhe fëmijëve të mitur.
Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat “arrest në burg” për 11 nga te dyshuarit ndërsa zbuti masën për avokatin Armand Tragaj në “detyrim paraqitje”.
Armand Tragaj që ka rezultuar përdorues i Sky Ecc dhe që dyshohet për ushtrim te ndikimit te paligjshëm ka deklaruar para GJKKO:
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rendoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër te sëmurë, njerkën te paralizuar, vëllain ne psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijët e vegjël”. Për këtë fakt ai kërkoi një masë me të butë sigurie për të qenë pranë familjes.
Masat e sigurisë nga GJKKO për të arrestuarit gjatë operacionit “Ura”:
-Orgest Molla, arrest me burg
-Armand Tragaj, detyrim paraqitjeje
-Altin Morina, arrest me burg
-Akil Ndrejaku, arrest me burg
-Musa Koça, arrest me burg
-Rando Aliu, arrest me burg
-Sokol Isteri Tatani, arrest me burg
-Bexhet Mema, detyrim paraqitjeje
-Ervis Deti, detyrim paraqitjeje
-Ligor Çombashi, arrest me burg
-Altin Pjetri, arrest me burg
-Ervin Zeqiri, arrest me burg
-Gëzim Thartori, arrest me burg
-Alfred Hysa, arrest me burg
LEXONI GJITHASHTU: