E mitura filmon dy të moshuar në momente intime, policia i procedon penalisht

Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Komisariati i Policisë së Korçës. Bëhet fjalë për një të mitur dhe dy të moshuar, ndërsa gjithçka ka lidhje me një video që qarkullon nëpër telefona, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer veprime të turpshme në publik.

Sipas informacioneve nga policia, është arritur që të identifikohet vajza që ka filmuar dy personat, e identifikuar si një e mitur 16-vjeçare me iniciale O. D. Nga ana tjetër, u proceduan edhe dy shtetasit, përkatësisht një femër me iniciale I. R., dhe një i moshuar me iniciale M. G.

Për të miturën rëndon akuza e “pornografisë” ndërsa për dy të tjerët akuza e “veprime të turpshme” të kryera në publik.

Video ka qarkulluar nëpër telefona ndërsa është filmuar në zonën e pazarit të vjetër të qytetit. E mitura 16 vjeçare, pas identifikimit nga policia e ka pranuar autorësinë e kësaj video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *