Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se grupet shqiptare të trafikut të kokainës janë kthyer në problem global.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” ai shprehet se ata kanë destabilizuar tregun dhe kanë ulur ndjeshëm çmimin e kokainës.
“Sot që flasim është prodhuar sasi të mëdha Cash-i dhe rënie të çmimit të kokainës në tregun europian. Sot kokaina kushton më pak se heroina. Këta kanë destabilizuar gjithë tregun. Kanë prishur shumë interesa në gjithë Europën dhe janë kthyer në një problem. Jemi kthyer në një problem global.
Ervis Doçi është larguar nga Shqipëri javë përpara, sepse ka qenë në interesin e tij që mos merrej me zgjedhjet, që mos u faturoheshin zgjedhjet, por mbase ka pasur edhe informacion nga Italia që janë goditur këta. Të thuash që Anti-Mafia e Italisë i bën fasadën Ramës, me SPAK-un, i bie të kesh fantazi të shfrenuar, sepse Anti-Mafia s’i bën fasadë as qeverisë italiane, i arreston ministrat”.