Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 3 deputetëve demokratë, pas trazirave të shkaktuara në Kuvend në seancën parlamentare të së enjtes.
Emrat e dorëzuar janë ai i Ervin Salianjit, i cili sipas PS është ndihmuar dhe nga deputet, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
Ndërkohë, Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në një seancë online, në orën 14:30.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të përjashtuar nga mbledhja online e Sekretariatit janë deputetët Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.