Tragjike/ Po vraponte në orën e fiskulturës, 14-vjeçari pëson atak kardiak dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Florida të SHBA-së, ku një 14-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, adoleshenti i identifikuar si Knox MacEwen, pësoi atak kardiak teksa vraponte në orën e fiskulturës. Personeli i emergjencës kishin ardhur me urgjencë dhe kishin dërguar MacEwen në spital por ai nuk mund të shpëtohej, thanë zyrtarët.

Drejtori i shkollës njoftoi vdekjen e tij duke shtuar se konsulentë psikologë do të punojnë kësaj jave me nxënësit për t’i ngushëlluar për ngjarjen e rëndë e të papritur.

“Një nga nxënësit tanë ka ndërruar jetë sot teksa transportohej në spital. Ofroj ngushëllimet më të thella për familjen e tij, miqtë e mësuesit, që mbajnë zi për këtë humbje të rëndë”, tha ai drejtori i shkollës Jimmy Arrojo.

Miqtë e familjarët kishin ngritur një faqe donacionesh për shpenzimet e funeralit dhe për t’i lënë kohë prindërve të mbajnë zi për fëmijën. Aty shkruhej se nëna e adoleshentit Julie, “po përpiqej të rikuperohej fizikisht e financiarisht nga një betejë e gjatë me kancerin”, para se të goditej nga tragjedia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com