Ilir Meta shkon në SPAK

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht ish-president i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në SPAK. Mëohet se Meta do të merret në pyetje për çështjen CEZ DIA, të cilën e ka cilësuar si telenovelë.

“Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta pak para se hynte në ambientet e institucionit.

Kjo është hera e dytë që ish=presidenti shkon në SPAK, për të cilin ka disa çështje të hapura, siç është ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë nga Monika Kryemadhi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com