Tirana frenohet në Korçë, Laçi befason Teutën në fund

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Skënderbeun në Korçë, në ndeshjen e Superligës.

Në minutën e 26-të, Rashica fiton një penallti. Korçarët morën avantazhin, pasi Ardit Nikaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Bardheblutë shtojnë presionin dhe shumë pak para se skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes, ia dalin të vendosin ekuilibrat. Ishte Kaina Nunes që nga fare pranë portës, pas një topi të kthyer nga portieri, gjen rrugën e rrjetës.

Djemtë e Gvozdenoviç rikthyen avantazhin në minutën e 73-të, goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutat e mbetura, të dyja ekipet insistuan për fitoren dhe rastet ishte prezente.

Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e 3-të me 18 pikë.
Skënderbeu, në krahun, është në vendin e gjashtë me 14 pikë. Në ndeshjen tjetër, barazim 1-1 i Teutës (Daci 45+, 90+ Myrta) ndaj Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com