Makina përplas motorin pranë zonës së ‘Astirit’, plagosen rëndë dy të rinj në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur.

Dy të rinjtë që udhëtonin me motor janë përplasur nga një makinë dhe kanë rënë pa ndjenja në rrugë.

Në vendngjarje janë parë disa qytetarë, të cilët u kanë ofruar ndihmën e parë. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ideniteti i dy të plagosurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com