Tragjike në Lezhë! Këmbësorin e zë korrenti teksa kalonte pranë biznesit në autostradë

Një person humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se përcjellësi i energjisë elektrike ndodhej përtokë dhe u prek aksidentalisht nga këmbësori teksa kalonte aty pranë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjen ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *