Taylor Swift pëson një incident me fustanin në skenë (Video)

Taylor Swift pati një incident të vogël me veshjen e saj në skenë.

Gjatë koncertit në Stokholm, teksa ishte gati të ulej në piano, këngëtarja u përball me një problem, të cilin ia doli ta zgjidhë menjëherë.

Swift kishte zgjedhur një fustan blu, i cili iu zhvesh teksa ajo këndonte, duke zbuluar ate që kishte veshur poshtë. Ylli kishte veshur një reçipeta ‘gold’ dhe pantallona të shkurtra, veshje që ajo zgjedh në paraqitjet e saj për të prezantuar “The Tortured Poets Department”.

Megjithatë, sapo fustani u hap, Taylor arriti ta rregullonte shpejt duke e lidhur përsëri.

Në një video që qarkullon në Twitter, ajo dëgjohet duke u thënë të pranishmëve: “Flisni me njëri-tjetrin”, për t’ua larguar vëmendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *