Surpriza në ‘BBV’/ Takim i veçantë për Heidin, banorët mësojnë për finalen

Mbrëmja e sotme premton surpriza të shumta në ‘Big Brother VIP Albania’.

Sipas faqes zyrtare të reality show, Heidi Baci, do të suprizohet sot nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello.

Jo vetëm kaq, por këtë natë, banorët do të mësojnë datën e finales së madhe. Po ashtu, sonte do diskutohet loja e Jetmirit, përplasjet mes Egla Cenos dhe Liamit. Po ashtu, gjatë Prime-it, do të publikohet edhe kënga që banorët kanë krijuar brenda shtëpisë.

Kujtojmë se sonte në televotim ‘kokë më kokë’ janë Lidi dhe Liami, e njëri prej tyre do lërë shtëpinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *