“Kam frikë burgun”, Mërtiri: Meta po jep mesazh të gabuar, Kryemadhi më e logjikshme

Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se mesazhi që Ilir Meta po u jep në këtë moment shqiptarëve është se “i frikësohet burgut”.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Partinë e Lirisë, ku duket se çifti Meta- Kryemadhi kanë një përplasje ideologjish, Mërtiri tha se Kryemadhi është më e logjikshme dhe ka një gjuhë më të mirë politike se bashkëshorti i saj.

Sipas Mërtirit, Meta po “lufton” SPAK-un, pasi ky do ta fusë në burg dhe jo Edi Ramën që t’i marrë vota.

“Njerëzit që kanë qenë në atë parti nuk dolën sot. Zoti Meta i ka parë dhe i ka ditur, nuk zbuloi gjë tani, e treta, zoti Meta shprehet se kanë hallin e zgjedhjeve. Pra për të fituar elektorat bëhet gjithçka pasi sipas tij nepotizmi ka dëmtuar partinë. Pyetja është kur u zbulua ky nepotizëm dhe a fitohen vërtet vota duke sulmuar SPAK-un?

S’më duket me sens që ti të bësh politik duke sulmuar dikë për të cilin vet thua se kërkon të të fusë në burg. Mesazhi që i përcillet qytetarëve është unë kam frikë burgun, ose unë po luftojë për t’i shpëtuar burgut. Pra po lufton me dikë që po tenton ta fusë në burg dhe jo me dikë për ti marrë vota.

Nga ky aspekt mua më duket Kryemadhi shumë më e logjikshme dhe me gjuhë më të mirë politike se Ilir Meta. Kryemadhi nuk flet për  burg po për opozitë, për inceneratorët dhe për abuzimet e qeverisë, gjë që duhet ta bëjë çdo opozitë normale”,-tha Mërtiri./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *