COD “vibron” Kryeminsitrinë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Creative Mornings Tirana (CMT) organizuan aktivitetin me temën “Vibrant”, në ambientet e Kryeministrisë.

“Vibrant” u drejtua nga gazetarja me përvojë, publiciste dhe stratege e komunikimit me mbi 25 vjet përvojë në këtë fushë, Arlinda Çausholli.

“Puls, energji, kumbues, prekës, dridhës janë pesë fjalët që kuptojmë me vibrant”, u shpreh Çausholli në nisje të fjalës së saj.

Ndër të tjera gazetarja ndau eksperiencën e saj në fushën e medias, duke sjellë momente vibrante të karrierës.

“Creativ Mornings” është një seri leksionesh që bashkon çdo muaj komunitetin krijues të qytetit për të dëgjuar një prezantim të posaçëm nga një folës/mentor i përzgjedhur.

Tena bashkëkohore “Vibrant” do të zhvillohet këtë muaj në 240 qytete të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *