Skema “kap dhe asgjëso,” si e bleu Trump heshtjen e “të dashurave”, dëshmon bashkëpunëtori

Detaje të reja dalin në dritë, lidhur me skemën që bashkëpunëtorët e ish-presidentit Donald Trump zbatuan në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016-s për të penguar publikimin e historive të dëmshme për të.

Në ditën e tretë të dëshmisë së tij, në gjyqin ku Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit, ish-botuesi i National Enquirer, i cili punonte për Trump, rrëfeu se si ishte vepruar për të heshtur ish-aktoren e filmave porografikë Stormy Daniels, lidhur me marrëdhënien me Trump.

Ish-botuesi David Pecker zbërtheu para prokurorëve skemën e pagëzuar si “kap dhe asgjëso”, pra blerja e më pas asgjesimi i historive të dëmshme, atëherë kandidatin presidencial.

Ai rrëfeu se kishte mësuar nga kryeredaktori i tij se Daniels po përpiqej të shiste historinë se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Donald Trump dhe se heshtja e saj mund të blihej për 120 mijë dollarë.

Pecker tha se kishte informuar avokatin e Trump Michel Cohen lidhur me historinë, të cilën ai e quajti shumë të dëmshme.

Ish-botuesi kujton t’i ketë thënë Cohen se nuk do ta paguante Daniels, duke qenë se kompania kishte blerë dy histori te tjera negative për Trump, për një total prej 200 mijë dollarësh.

Cohen, i ishte përgjigjur se shefi i tij, do të tërbohej nga refuzimi dhe kishte marrë përsipër ta paguante vetë aktoren e filmave pornografikë.

Pecker diskutoi gjithashtu një skemë të mëhershme që përfshinte modelen e playboy Karen Mcdougal e cila këmbëngulte se kishte pasur lidhje gati njëvjecare me manjatin e pasurvie të patundshme.

Siç thotë me nxitjen e avokatit të Trump, tabloidi National Enquirer e kishte paguar McDougal 150.000 dollarë për të blerë të drejtat e historisë së saj.

Pecker, bashkë me Michael Cohen dhe dy gratë që pretendojnë marrëdhënie me Trump, janë dëshmitarët kyc në gjyqin e parë penal kundër Trump, që po mbahet në Nju-Jork.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *