Kryebashkiaku i Athinës, presion bizneseve: Askush të mos i japë një ambient Ramës për takimin e së dielës!

Mediat greket kanë sulmuar sot Kryeministrin Rama duke theksuar se “ai mbetet pa shtëpi deri sot…”, duke iu referuar faktit se nuk ka gjetur ende një vend ku të zhvillojë takimin e parashikuar ditën e dielë me shqiptarët në Athinë.

Protothema” shkruan se kryebashkiaku i Athinës është duke i bërë presion biznesmenëve apo administratorëve të vendeve që kanë hapësira të mëdha që të mos ia ofrojnë atë kryeministrit të Shqipërisë, ndërkohë që po tentohet që gjithçka të pengohet përmes procedurave “të letrave”.

Gazeta thekson se Ministria e Jashtme Greke ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që çdo kërkesë të tyre për aktivitet në Athinë ta bëjnë me shkrim.

Një alternativë që kanë ata tani është holli Melina Merkouri, e cila ka një kapacitet prej 1 000 personash, ndërkohë që shqiptarët kanë kërkuar një ambient me kapacitet 4000-5000 persona. Ka patur dhe një shfaqje interesi për një ambient ku luan Olympiakosi, por nuk ka patur një kërkesë me shkrim për këtë gjë”, shkruan gazeta greke.

Grekët shqetësohen se mos takimi i Ramës në Athinë ndikon në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ndërkohë që pala shqiptare ka garantuar se nuk ka aspak qëllime të tilla.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *