FOTOLAJM / “Selam Musai” i Ilir Metës kërcen mbi armiqtë me flamurin kuqezi në dorë

Nëse Ilir Meta është Vojo Kushi, Mujo Ulqinaku dhe Mic Sokoli, sekretari i tij ka marrë rolin e Selam Musait.

Njësoj si ky i fundit kur hodhi gunën mbi telat me gjemba dhe iu turr armiqve italianë, Tedi Blushi ka kërcyer sot mbi policët për të hyrë me forcë në Bashkinë e Tiranës.

Vetëm se episodi u bë qesharak jo vetëm pse nuk arriti dot misionin final, por dhe se për disa minuta e mbajtën si top në ajër duke e pasuar policët tek protestuesit, e protestuesit tek policët. (javanews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *