Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në një shtëpi në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Një lavatriçe shpërtheu gjatë kohës që ishte në punë, duke dëmtuar një prej banorëve të shtëpisë.
“Rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
/a.r