Shefi i NATOS vizitë sot në Kosovë e rajon, takim me Vjosa Osmanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot Kosovën, në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit.

Shefi i NATO-s do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, ndërsa pasdite do të mbërrijë në Kosovë, ku pritet të ketë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Më 21 Nëntor Stoltenberg do të ndalet në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë të fundit, do të qëndrojë edhe më 22 nëntor.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë pjesë e aleancës. Zyrtarët shtetërore të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Theksojmë se NATO është prezente në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR. Deri në nëntor të vitit 2023, pjesë e këtij misioni kanë qenë 4.687 trupa prej 27 vendeve të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com