Postimi i Trump për eklipsin acaron komentuesit, të gjithë kundër ish-presidentit (VIDEO)

Donald Trump ka goditur sërish me një postim që ka ngjallur reagime të shumta dhe kjo ka të bëjë me eklipsin që u regjistrua pasditen e së hënës. Kandidati për president postoi një reklamë të çuditshme fushate në “Truth Social” ku koka e tij merr rolin e hënës dhe bllokon diellin.

Videoja hapet me fjalët “Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024”, shoqërua me një muzikë dramatike. Videoja tregon turmat e mbledhura për të parë ekslipsin, duke parë qiellin me syze mbrojtëse, kur një siluetë e madhe fillon të lëvizë ngadalë nëpër diell.

Mirëpo, nuk është hëna ajo që po e shkakton fenomenin e rrallë. Është skica e kokës së Donald Trump. Ndërsa koka e tij mbulon të gjithë diellin – duke krijuar eklipsin, një frazë shfaqet në ekran: “Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë përsëri të madhe.”

Disa përdorues të mediave sociale u hutuan nga mesazhi i Trump duke komentuar se ai do të bllokojë diellin dhe do ta zhysë gjithë Tokën në errësirë.

“Pra, duke mposhtur Bidenin, Trump do ta zhytë Amerikën në errësirë?” pyeti një përdorues i X, dikur i Twitter.

“Keni harruar të përfshini edhe kornizën tjetër, e dini, atë ku dielli lind sërish. Eklipset janë të përkohshme. Ashtu si Trump”, thotë një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *