“Po burri edhe të rreh…”, Hoxha tregon rastet e dhunës ndaj grave: Jetonin në skamje, s’duroi dhe u mbyt në pusin e shtëpisë

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në Top Talk, tregoi raste të rënda ku gratë bien pre e dhunës nga burrat dhe përfundojnë në vetëvrasje.

Ajo tregon se ato e ndërmarrin këtë veprim për shkak edhe të pamundësisë ekonomike.

Rasti i parë: Në një zonë të Fushë Krujës, një investigim që ka dërguar në pranga bashkëshortin, ishte një grua që u vetëvra për shkak të dhunës, dhe ky rast u denoncua nga mamaja e vajzës, që  e përshkroi të bijën si të fortë dhe që kishte pasur konflikte me bashkëshortin dhe vjehrrën. Shkova t’i takoja dhe më thanë që ishte një moment që të servirte alkool te miqtë. Pas transmetimit të kësaj kronike, u urdhërua zhvarrimin e gruas dhe e pranuan që burri e kishte rrahur dhe ajo i kishte dhënë fund jetës.

Rasti i dytë: Kur udhëtojmë me operatorin në një familje në Vaqarr, përshtypja e parë e asaj familje ishte një çift i ri që jetonin në kushte skamjeje. Bashkëshorti sillej nëpër oborr, përpiqej të shmangej. E bind për të folur pa kamera. Ai fajësonte pse ishte vetëvrarë bashkëshortja fajësonte atë. Kur e pyes për fëmijët dorëzohet. I them e keni goditur ndonjëherë gruan? Më tha po burri edhe të rreh. Aty kishte dhunë për sa kohë e pranonte, dhunë të vazhdueshme. Ajo nuk e kishte duruar një moment dhe ishte mbytur në pusin e shtëpisë.

“Nuk duhet heshtur. Kemi një realitet që lidhet me kulturën tonë, gjërat ndonjëherë janë aq kundër dhunës ndaj gruas. Prona i takon kryefamiljarit. Një grua pa mbështetje ekonomike me fëmijë të vegjël, ku të shkojë? Përpara një krize martesore dhe prindërve që u thonë ‘duro edhe pak’. Ku të shkojë kjo grua me një bonus qeraje? Me çfarë do jetojë?”, thotë Anila./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *