Gërdeci, gjykata administron dëshminë së ish-shefit të Shtabit, Mediu kundër

GjKKO vendosi sot të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha në gjyqin ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë I pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit. Më 15 mars 2008 nga shpërthimi i një punisheteje demontimi të armëve humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën. Vetë Mediu e kundërshtoi duke kërkuar një videodëshmi me të. Jashtë ambienteve të GJKKO-së, Mediu tha se është qartësisht tentativë për të mos e marrë në pyetje

“Duket qartësisht ata që janë dëshmtiarë kryesorë nuk kanë pranuar të pyeten. Shefi i shtabit duhet patjetër të japë përgjigje disa pyetjeve për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nuk është kaq e vështirë për të gjetur adresën e një qytetari në SHBA” tha Mediu për gazetarët.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *