Partizani ngre Superkupën, falë edhe një penalltie të humbur nga Egnatia  

Partizani është fitues i Superkupës së Shqipërisë.

Për trofeun të kuqtë fituan 1-0 ndaj Egnatiay në “Air Albania”.

Në fundin e pjesës së parë, një gafë e rëndë e portierit Alen Sherri i kushtoi shumë skuadrës së Edlir Tetovës. Nga pasimi i gabuar i sherrit përfitoi Rrapaj, i cili e pati lojë fëmijësh të dërgonte topin në rrjetë. Në avantazh, Partizani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë.

Në të 67-tën, Hadroj ndërhyn ndaj Spahiut dhe për arbitrin Enea Jorgji kishte penallti në favor të Egnatias, por vetëm pas një rishikimi VAR të rastit. Nga pika e bardhë u nis Fernando, goditja e të cilit u kuptua shumë mirë nga portieri Qirko, që i mohoi golin brazilianit.

Pavarësisht se kundërshtari u hodh i gjithi në sulm, të kuqtë mbrojtën me fanatizëm rezultatin. Për Partizanin ky është suksesi i 3-të në histori në Superkupë, pas atyre të viteve 2004 dhe 2019. Në krahun tjetër, debutuesit e Egnatias arrijnë për herë të parë në një finale superkupe.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *