Albano vihet në provë/ Ja lajmi që i dha ai fermerëve

Pasi Agai e bëri të mundur, fermerët ndoqën mbremjen e sotme ndeshjen Real Madrid-Bayern Munich.

Për shpërndarjen e këtij lajmi, që fermerët do të mund të shihnin ndeshjen mbrëmjen e sotme u zgjodh Albano, i cili u vu në provë ku duhej t’ju ndante fermerëve këtë lajm por pa përmendur fjalët kyç se për çfarë bëhej fjalë.

E megjithatë fermerët ishin të ndarë në tifozë sipas skuadrës së tyre të preferuar.

Mes batutave, fermerët kanë shijuar ndeshjen nën shoqërinë e njeri-tjetrit.

Rikujtojmë që Real Madrid, përmbysi gjithçka me anë të Joselu i cili ka shënuar dy herë brenda 3 minutash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *