“Nuk ka asnjë arsye që të jetoj dhe të torturoj prindërit e mi”, mesazhet e gjetura në telefonin e vajzës që u h

Mesazhet e gjetura në celularin e saj, tregojnë se 23-vjeçarja e cila pësoi vdekjen tragjike pasditen e së shtunës, kur ra kati i 5 i një pallati në Patra, kreu vetëvrasje.

Sipas pelop.gr, efektivët e policisë që kanë hyrë në banesën e të resë, kanë gjetur tre kuti me pilula kundër depresionit, si dhe mesazhe të vajzës në viber dhe messenger për të njohurit e saj.

“Nuk ka asnjë arsye që unë të jetoj më dhe të torturoj prindërit e mi, pasi nuk shërohem… Nuk ka arsye që të shpenzohen më shumë para pa asnjë arsye…”, thuhet në një nga mesazhet.

Një burim policor i cituar nga faqja tha se 23-vjeçarja me origjinë nga Ptolemaida po përballej me probleme psikologjike. Mjekët dhe shpëtimtarët e EKAV-së, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në zonë kanë konstatuar se vdekja e 23-vjeçares ka qenë e menjëhershme./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com