Mesazhet e gjetura në celularin e saj, tregojnë se 23-vjeçarja e cila pësoi vdekjen tragjike pasditen e së shtunës, kur ra kati i 5 i një pallati në Patra, kreu vetëvrasje.
Sipas pelop.gr, efektivët e policisë që kanë hyrë në banesën e të resë, kanë gjetur tre kuti me pilula kundër depresionit, si dhe mesazhe të vajzës në viber dhe messenger për të njohurit e saj.
“Nuk ka asnjë arsye që unë të jetoj më dhe të torturoj prindërit e mi, pasi nuk shërohem… Nuk ka arsye që të shpenzohen më shumë para pa asnjë arsye…”, thuhet në një nga mesazhet.
Një burim policor i cituar nga faqja tha se 23-vjeçarja me origjinë nga Ptolemaida po përballej me probleme psikologjike. Mjekët dhe shpëtimtarët e EKAV-së, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në zonë kanë konstatuar se vdekja e 23-vjeçares ka qenë e menjëhershme./Liberale.al