Nuk i del inati pas ndarjes, burri mbulon lagjen me foto intime të ish të dashurës

Ndarjen nga ish e dashura nuk e ka përjetuar edhe aq pozitivisht një 44-vjeçar italian nga Como, i cili në formë hakmarrje ka mbushur muret e lagjes ku ajo jeton me foto të nxehta dhe në momente intime të saj.

Në posterat e ngjitura ai tregonte edhe emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, profilin e saj në Instagram si dhe adresën e vendit të punës së 40-vjeçares, e po ashtu referenca dhe fraza vulgare drejtuar asaj.

Fletushkat me imazhe intime, sipas hetuesve janë pjesëza nga një video e një marrëdhënieje seksuale mes ish-çiftit (ndoshta e filmuar nga i dyshuari pa dijeninë e viktimës).

44-vjeçari tani është nën hetim për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse, ndërsa më parë kishte kërcënuar ish të dashurën se do ta bënte të paguante.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *