Momente TMERRI në qendrën ‘Metropol’, qytetarët tentojnë të dalin nga dritaret, disa transportohen në spital

Zjarri i rënë pasditen e sotme në qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë ka ngjallur panik tek qytetarët. Mësohet se disa klientë të cilët kishin shkuar për të bërë blerjet e fundvitit, janë ndjerë keq e asfiksuar nga tymi dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë dyshohet se në katin e dytë dhe të tretë të godinës ka ende persona të bllokuar, të cilët po tentojnë të dalin nga dritaret. Si pasojë e flakëve raportohet gjithashtu se janë shkrirë disa nga xhamat e ndërtesës.

Policia dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” po marrin masat për shuarjen e flakëve dhe  evakuimin e qytetarëve e banorëve, pasi në ndërtesë ka dhe shtëpi banimi. Aktualisht dyshohet se një shkëndijë elektrike mund të ketë shkaktuar rënien e zjarrit në qendrën tregtare.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *