Me makinë me xhama të zinj/ E pëson keq i riu në Fier, tentoi të…

Një 28-vjeçar në Fier është vënë nën hetim pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës të Policisë Rrugore duke i ofruar para në mënyrë që të mos gjobitej.

Mësohet se i riu me inicialet M.R po udhëtonte me një automjet që kishte xhamat e zinj, por pa lejen e caktuar. Për të shmangur masën administrative, i riu ka tentuar t’i japë një shumë parash policit.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com