Vrasja e Liridonës, eksperti: Shkak mund të jetë një “aferë nderi” e Naimit

Vrasja e Liridona Ademaj vazhdon të mbetet kryefjalë e debatit të dy javëve të fundit, ku vlen të thuhet se shkaku mbetet ende enigmatik. Pistat e hetimit janë të ndryshme, qoftë nga aspekti financiar, nga procesi gjyqësor i divorcit apo shkaqe të tjera.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Weekend, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ndau qëndrimin e tij me shkaqet që mund të kenë shtyrë në vrasjen e Liridonës.

“Takimi apo qëndrimi në ambiente me personalitete të larta ndoshta eventualisht ka bërë të mundur që nga bashkëshortja e tij, e ndjera Liridona, t’i kufizohen nga aspekti financiar, për shkak të detyrimeve që ai ka pasur.”

Megjithatë sipas Ibishit nëse shohim nivelin e jetesës së çiftit përjashtohet fakti që indiciet e para për vrasjen e të resë të jenë nga përfitimi i siguracionit të Suedisë.

Reklamo ne TiranaWeb

Eksperti tha se mund të ketë të bëjë me një “aferë nderi” të Naimit që mund ta kenë ditur vetëm një numër i caktuar personash dhe bashkëshortja e tij.

“Bien poshtë supozimet e para se mund të jetë nga aspekti i siguracionit të Suedisë. Nuk bëhet fjalë për shuma disa miliona euroshe, por për diku më pak se 200 mijë Euro. Kështu që më tepër ka të bëjë me mundësi të ndonjë ‘afere nderi’, që ndoshta mund ta kenë ditur një numër i kufizuar njerëzish, ndoshta edhe bashkëshortja e tij.”

Ndërkohë hetimet e Prokurorisë së Kosovës vijojnë për zbulimin e pistave të reja dhe zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *