Kina shton stërvitjet në Tajvan, zbulohen 26 avionë ushtarakë në 3 orë

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit zbuloi një rritje të papritur të aktivitetit ushtarak kinez rreth ishullit, me 26 avionë luftarakë të numëruar në pak më shumë se tre orë duke filluar nga ora 6.55 me orën lokale.

Sipas zyrtarëve ata ishin të llojeve të ndryshme, përfshirë J-16, Y-8 dhe UAV dhe 20 kaluan vijën e mesme të ngushticës së Tajvanit, teksa hynë në pjesët veriore, qendrore dhe jugore të Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Taipeit (Adiz) “duke kryer një patrullë luftarake së bashku me anijet ushtarake”.

Lëvizja pason 36 avionë kinezë dhe tetë anije luftarake të raportuara gjatë 24 orëve deri në orën 6 të mëngjesit me kohën lokale.

Qeveria e Tajvanit i bëri thirrje Pekinit të mos përshkallëzojë tensionet pas kapjes së një anije peshkimi tajvaneze.

Kina ka rritur presionin e saj gjatë katër viteve të fundit ndaj Tajvanit, si ushtarakisht ashtu edhe politikisht.

Të martën, zyrtarët kinezë ndaluan një anije peshkimi tajvaneze për operim të paligjshëm në ujërat e vendit, në atë që një zyrtar i lartë i Tajvanit tha se mund të ishte akt i luftës psikologjike.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com