Juristja e njohur tallet me Metën: Edhe Kozaku i Tiktokut është më dinjitoz se ai…

Figura e ish presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetar dhe në të ardhmen president i Partisë së Lirisë, u komentua gjatë në emisionin 3D të Alban Dudushit.

Analisti Fitim Zekthi tha se Meta lëshon akuza kur e gjithë bota është kundër tij.

Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e zotit Meta me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut. “Meta të turpëron si shqiptar” tha zonja Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.

Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, zonja Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje  të ish presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve egzekutive.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *