“Je dele e Ramës”/ Sherr te ‘Ligjet’, deputeti i opozitës godet tavolinën, Gogu: Pse kërceni?!

Pavarësisht rikthimit në normalitet të jetës parlamentare, në Komisionin e Ligjeve ka patur tensione.

Deputeti socialist Tonin Gogu ka përmendur aksionin opozitar, gjë që ka acaruar një pjesë të deputetëve.

Asllan Dogjani ishte ai që përplasi dorën në tavolinë dhe e cilësoi Gogun ‘dele’ të Edi Ramës dhe i kërkoi të mos merrej me punët e brendshme të opozitës.

Gogu tha se nuk po fyen njeri, ndërsa shtoi se po flet në hapësirën e tij të rregullores për të diskutuar.

Pjesë nga debati:

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *