“Isha shtatzënë, por e humba fëmijën”, ish e fejuara futbollistit shqiptar trondit me rrëfimin: Babai i tij më

Vesa Vllasaliu ka rrëfyer disa detaje të tjera tronditëse nga marrëdhënia e saj me futbollistin shqiptar, Mërgim Berisha.

Teksa po bisedonte me banorët e tjerë të  shtëpisë, “Big Brother Vip2”, Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë me fëmijën e futbollistit, por fatkeqësisht e ka humbur atë.

“Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe më dërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje.

Nuk e di as nëna, as babi. Aty e kam mësuar, se kam patur shumë gjakderdhje. Letrën e analizave e kam grisur që mos ta shikonin”, rrëfeu ajo.

Më tej Vesa vijoi rrëfimin e saj duke zbuluar dhe kërcënimet që kishte marrë nga babai i futbollistit.

“Ata nuk më kanë dashur se jam kam qenë me shkollë, ndërsa ata asnjëri. Më ka përkrahur babai në çdo moment. Ata më kanë ofenduar non stop. Më e keqja që më ka ndodhur është kur më ka pyetur babai i vet çfarë do kishe bërë nëse dikush do të kishte rrahur.

I kam thanë “do kisha thirrur Policinë”. Dhe më tha, “po tani, çfarë do bëjë Policia?”. “Të rrah, vjen Policia më merr, më fut në burg, dal prap e prap të rrah”. Nuk kanë ardhur në shtëpi kur kam qenë unë”, tregoi Vesa Vllasaliu në Big Brother Vip 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com