Dy aksidente brenda 30 minutave, në mbrëmje

Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave kanë ndodhur përgjatë aksit Berat-Lushnje.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Syzezë ku një automjet tip “Citroen” ka goditur nga pas një traktor të cilit në momentin e aksidentit nuk i funksiononin sinjalistikat e makinës ndërkohë rruga ishte në errësirë totale.

Më i rëndë është paraqitur aksidenti vetëm pak kilometra më tej ku në Poshnje janë përplasur ndërmjet tyre një automjet dhe një motor, si pasojë e goditjes është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili është transportuar drejt spitalit Rajonal të Beratit.

Në të dyja aksidentet dyshohet se shkak është bërë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po këqyr terrenin për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com