Gati projekti për 2024: Pensioni do merret në ATM! Dritat dhe uji do paguhen online

Nga viti 2024, pensionistët do të kenë mundësi për të tërhequr pensionet në ATM, duke shmangur radhët e gjata në postë. Projekti i parashikuar të vihet në zbatim vitin e ardhshëm është prezantuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. Kështu, pensionistët nuk do ju duhet të hapin llogari bankare ku iu mbahet komision dhe as në pikat e postës, ku do duhet të rrinë në radhë.

“Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024, ne t’i japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione. Me postën nuk i duhet të paguajë asnjë komision”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, gjithashtu synohet që pagesat për dritat dhe ujin të kryhen online.

“Të gjithë tashmë e dinë sesa shumë shërbime merren nga zyrat postare, sesi të gjithë përmes marrëdhënies që ju keni edhe me ndërmarrjet e tjera shtetërore, me OSHEE-në, me AKUK-n, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, sesi mund të kryhen këto pagesa në sportelet tuaja. Por, ne tashmë synojmë që këto pagesa të kryhen në mënyrë elektronike”, përfundoi zv.kryeministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *