Lideri i Syrizas takon minoritetin grek në Dropull: Jam në dispozicionin tuaj

Kreu i SYRIZA, Stefanos Kaselakis (o. Kasselakis), mbërriti të enjten në Shqipëri për të zhvilluar takime me minoritetin grek në zonën e Dropullit.

Kasselakis e nisi vizitën e tij 4-orëshe nga Bularati, ku takoi drejtues të Zyrës Arsimore Finiq-Dropull. Në takim ai u shoqërua nga konsulli grek në Gjirokastër, Dimitrios Sakaridis (o. Sacharidis) dhe kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitër Toli.

Takimi i parë e vendosi theksin te problemet e arsimimit për minoritarët.

Unë jam vetë djalë emigrantësh dhe kam ndjeshmëri kur bëhet fjalë për problemet e arsimit për fëmijët minoritarë. Jam në dispozicionin tuaj,” u shpreh Kaselakis në një tryezë me qytetarë dhe zyrtarë.

Vizita vijoi në varrezat e ushtarëve grekë po në Bularat.

Jam krenar për vendin tim. Duhet të ndiejmë nevojën për paqe,” tha z. Kaselakis.

Axhenda e politikanit grek parashikon takime edhe me përfaqësues të biznesit në zonën e Dropullit, për t’u larguar sërish nga pika kufitare e Kakavijës brenda mesditës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *