Flet legjenda e “Gjelave”, Eric Cantona: Franca nuk e fiton dot Euro 2024-n, Anglia është favorite

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, ka hedhur poshtë çdo mundësi se Franca mund të fitojë Euro 2024 në Gjermani.

Vetëm tetë skuadra kanë mbetur në Euro 2024, duke përfshirë favoritët e turneut Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe Portugalinë.

Dy ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen të premten, ku Gjermania do të përballet me Spanjën, ndërsa Portugalia do të përballet me Francën në tetë të fundit.

Holanda do të përballet me Turqinë të shtunën, ndërsa Anglia përballet me një provë të vështirë kundër Zvicrës në çerekfinale të Euro 2024.

Gjysmëfinalet e Euros do të luhen më 9 korrik dhe 10 korrik përpara finales së turneut që do të mbahet në Berlin më 14 korrik.

Eric Cantona i cili ka luajtur për Francën duke pasur edhe kulmin e karrierës së tij si lojtar dhe legjenda e Manchester United ishte kapiten i “Gjelave” gjatë viteve 1990.

58-vjeçari francez bëri debutimin e tij për Francën në vitin 1987 nën drejtimin e Henri Michel dhe luajti 45 herë për vendin e tij dhe shënoi 20 gola.

Cantona përfaqësoi Francën në Euro 1992 në Suedi, por ish-ylli i United nuk luajti dot në një Kupë Bote. Ecuria legjendare e ish-United Nr 7 me Francën u kufizua gjatë viteve 1990 dhe ish-trajneri i Francës Aime Jacquet e la Cantona jashtë skuadrës së tij.

Duke folur në podcastin e “The Rest Is Football”, Cantona zbuloi se dëshiron që Anglia të fitojë Euro 2024 në vend të Francës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com