Fitoi zgjedhjet por askush nuk bën koalicion me të, detyrohet të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër

Politikani populist holandez Geert Wilders ka hequr dorë nga synimi për tu zgjedhur Kryeministër i vendit, edhe pse partia e tij arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2023.

“Unë mund të bëhem kryeministër vetëm nëse të gjitha partitë në koalicion e mbështesin atë. Nuk ndodhi kështu. Unë dua vërtet një kabinet të krahut të djathtë. Më pak strehimkërkues dhe emigracion”, tha Wilders në një deklaratë në platformën e mediave sociale X.

Partia e Populiste për Lirinë fitoi shumicën e votave vitin që shkoi, por sërish jo mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Wilders është përfshirë për më shumë se 100 ditë ne negociata me aleatët e mundshëm që nga zgjedhjet e 22 nëntorit, megjithatë ato nuk dhanë asnjë fryt.

Televizioni kombëtar holandez NOS, raportoi më herët se lideri anti-islamik ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shpresa e tij për t’u bërë kryeministër ndërsa luftonte për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Duke cituar burime politike në Hagë, NOS tha se Partia Për Lirinë e Wilders dhe tre parti të tjera konservatore që përpiqeshin të formonin një koalicion të krahut të djathtë, po shqyrtonin një skenar sipas të cilit udhëheqësit e partive do të qëndronin në parlament dhe nuk do t’i bashkoheshin qeverisë së re.

Fitorja e Wildersit që shpesh ka bërë thirrje për ndalimin e xhamive, shkollave islame dhe Kuranit, ishte një tronditje për Holandën dhe më gjerë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *