Euro 2024/ Pas kualifikimit, kuqezinjtë gjejnë një kundërshtar luksi për miqësore

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Zvicrën, në një ndeshje miqësore që do mbahet me 26 mars. Miqësorja është planifikuar të luhet në Zvicër, ndërsa mbetet ende i pazbuluar stadiumi ku do mbahet sfida.

Synimi i Shqipërisë është mbajtja në formë e lojtarëve për të arritur në një përformanca të mirë në europianin e verës së ardhshme. Po kërkohen edhe rivalë të tjerë për miqësore, pasi me siguri nuk do të jetë vetëm një.

Kombëtarja jonë u njoh me kundërshtarët në shortin e Euro 2024 të hedhur në Hamburg të shtunën e kaluar. Grupi B formohet nga Italia, Kroacia, Spanja dhe ekipi i Silvinhos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *