Një 34-vjeçar shqiptar raportohet se është vrarë me armë zjarri në Itali.
Ai është identifikuar si Klaudio Myrtaj dhe punonte për ndërtimin e rrugëve.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Cuneo.
34 vjeçari është gjetur në gjendje të rëndë i shtrirë në një punishte pranë bashkisë së qytetit por ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Cuneos.
I riu shqiptar kishte mbërritur në Itali dy vite më parë.