“Nuk do të ketë seancë normale”, Komisioni i Ekonomisē mblidhet të hënën online

Komisioni i Ekonomisë do ta zhvillojë të hënën mbledhjen online. Kjo për shkak të tensioneve të ndodhura së fundmi në Kuvend, si dhe të kaosit të paralajmëruar nga opozita.

Përmes një njoftimi zyrtar nga Komisioni i Ekonomisë, bëhet me dije se shqyrtimi i projektligjeve të Paketës Fiskale do të diskutohet onlinë ditën e hënë në orën 09:30. Kjo ka ardhur pas paralajmërimeve nga deputetët e opozitës se nuk do të ketë seancë plenare normale në Kuvend deri në plotësimin e tre komisioneve hetimore dhe parlamentare.

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.’- thuhet në njoftimin e Komisionit të  Ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com