E rëndë/ Ekzekutohet me plumb në kokë 30- vjeçari shqiptar në Itali (Emri-Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali, ku raportohet se një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri.

Bëhet fjalë për të riun Klaudio Myrtaj, i cili u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Sipas medieve italiane, ende nuk është zbardhur dinamika dhe motivi i ngjarjes, ndërkohë autori i krimit është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve fillestare, i riu është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Klaudio Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy  vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve, por vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com