E kontrollon drejtësinë PS? Rama: Nëse donim, nuk e reformonim, Dumani njeri i ndershëm! Tregon çfarë i kërkoi kreut të SPAK

Rama iu përgjigj dhe akuzave se PS kontrollon drejtësinë, ndërsa Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK I quan të ndershëm.

“Po të donim ne të kontrollonim drejtësinë nuk e reformonim. Po të donim ne të mbanim drejtësinë e kapur, të pranoja që në krye të SPAK të ishte një njeri i ndershëm apo një tjetër njeri i ndershëm, njerëz të ndershëm, minimumi jetik. E vetmja gjë që kam kërkuar dhe insistoj është që raporti me institucionet të jetë korrekt dhe proceset hetimore të jenë të thella e të pandikuara e cdo njeri nuk duhet të trajtohet siperson i nevojshëm për proces. Ky ka qenë e vetmja kërkesë. Pjesa tjetër nuk është fare puna jonë. Ata dinë ata e bëjnë”

U ndal dhe tek kërkesa e SPAk për Arben Ahmetajt.

Kur na vjen  në parlament një kërkesë siç na erdhi kemi të drejtë të themi mendimin tonë. Nëse nuk do e gjenim të arsyeshme do të thonim fjalën tonë atje në parlament se na detyron kushteta. SPAK ka mbështetjen tonë absolute pa kushte”/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *