Berisha pas tensioneve në Kuvend: Kjo e sotmja ishte një grevë e përkohshme, s’e kemi me deputetët, por me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozitës po i shkelen të drejtat kushtetuese. Ai u shpreh para gazetarëve se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend, ishte një grevë e përkohshme.

Berisha tha se nuk janë autorizuar nga zgjedhësit që të veprojnë si marioneta, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

“Patëm sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile. Një grevë të përkohshme, protestash-grevë nga deputetët e opozitës, me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris, de-facto jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë.

Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e maxhorancës, por ajo diktohet nga kushtetuta për ngritjen e një komisioni sapo të mblidhen 35 firma. Anëtari i familjes së tij, (të Ramës), thjeshtra, që në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik.”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com