Ambasada ndan foton e Blinken me krerët e drejtësisë: Është koha që të veprohet me guxim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë fort pas institucioneve të reja të drejtësisë dhe garantojnë se do të mbeten të palëkundur në mbështetjen ndaj tyre.

Në një postim të bërë nga Ambasada amerikane në Tiranë, nënvizohet se reforma në drejtësisë nuk është e shpejtë, e përsosur, por është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprpojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje.

Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”, thuhet në postim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *