Zero surpriza nga Konventa, Ilir Meta fiton si Enver Hoxha, Erisa Xhixho zv.Presidente siç pritej!

Pas “votimit” që u zhvillua ditën e sotme në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është zgjedhur president, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi dhe kryetarit i Komisionit të Zgjedhjeve Denis Turabi kanë bërë të ditur rezultatet.

Sipas tyre, votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, “u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë”

Në deklarataën e tyre Blushi dhe Turabi theksuan se zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë është zgjedhur, Erisa Xhixho.

Sipas rezultateve si në kohën e diktaturës, për postin e presidentit ku morën pjesë në votim 727 delegatë,

Ilir Meta mori 691 vota

Faik Basha mori 27 vota

5 fletë të dëmtuara

4 fletë të pavlefshme

Nga ana tjetër, për potin e zv/presidentit ku morën pjesë 727 delegatë

Xhixho mori 637 vota

Myrvete Asqeri mori 25 vota

Miranda Rira mori 50 vota

10 flet të pavlefshme

5 fletë të dëmtuar

Deklaratë e përbashkët për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi dhe Kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, Denis Turabi

Mirëmbrëma të gjithëve!

Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00. Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë.

Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, në transparencë të plotë dhe në praninë e mediave, si edhe të vëzhguesve të caktuar nga secili kandidat pjesëmarrës në garë.

Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se:

Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.

5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.

Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë. 10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara.

I urojmë suksese Presidentit të zgjedhur të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe Zëvendes Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *