Erjola krahason lidhjen Romeo-Heidi me Donald-Beatrix:Historia përsëritet!

‘Prime’ i sotëm ka nisur me një diskutim lidhur me çiftin Heidi-Romeo.

Rikujtojmë që në spektaklin e shkuar, ‘Vëllai i Madh’ dërgoi çiftin në suitë për të shijuar momente dhe pak kohë romantike me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë.

Por kjo gjë nuk ndodhi pasi Romeo largohej herë pas here nga dhoma duke e lënë Heidin të vetme dhe kjo gjë është diskutuar në ‘Prime-n’ e sotëm.

Pasi banorët dhanë mendimet e tyre lidhur me këtë çështje, Erjola ‘plasi’ bombën teksa u shpreh se kjo histori e çiftit po përsëritet duke e krahasuar me lidhjen që kishte binjaku i Romeos, Donaldi me Beatrixin në edicionin e parë të ‘BBV’.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Nuk e kam përdorur historinë e çiftit, nuk do doja të isha në këpucët e Heidi. Më la shije shumë të hidhur. Historia po përsëritet. Një histori që kam parë më përpara, më duket se po bën një lojë me këtë gocën. Po më duket diçka e parë. Historisë së edicionit të parë, Donaldit dhe Beatriksës. Më duket se ti po e lëndon këtë vajzë. Kështu më duket në bazë të fakteve.

Romeo: Pse më krahason? Ku e pe?

Erjola: Sepse të intereson ty.

Ledioni: Më duket krahasim i pavend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *