Aksident në tunelin e Murrizit, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Murrizit ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Të dy drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë rezultuar negativë, me 0.00 mg/l.

‘Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l’, njoftoi sot policia.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com